Aktualitet

Gazetari Elton Qyno pas daljes nga SPAK: U pyeta për komunikimet e mia në telefon, zgjodha të mos...

Gazetari gjatë deklaratës së tij theksoi se e ka çuar në Gjykatën Kushtetuese çështjen për ligjshmërinë e mbajtjes së tij nga SPAK për 12 orë, ndërsa më 12 nëntor do të zhvillohet seanca.

1 Nëntor 2024, 15:47 Nga r.ll
Gazetari Elton Qyno pas daljes nga SPAK: U pyeta për komunikimet e mia
elton qyno

TIRANË- Gazetari Elton Qyno ka  folur për mediat pas daljes së tij nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Qyno tha se i kthyen telefonin e djalit, që agjentët e BKH i sekuestruan disa muaj më parë në banesën e tij. Gazetari gjatë deklaratës së tij theksoi se e ka çuar në Gjykatën Kushtetuese çështjen për ligjshmërinë e mbajtjes së tij nga SPAK për 12 orë, ndërsa më 12 nëntor do të zhvillohet seanca.

"Sa i përket për kthimin e sendeve të sekuestruara sa i përket sekuestrimeve ndaj meje. Është në Kushtetuese në 12 nëntor çështja për ligjshmërinë sa i përket mbajtjes time nga SPAK për 12 orë. Kishin të gjitha këqyrjet e komunikimeve të mia në telefon dhe u pyeta për to. U përmbajtja ndaj vendimeve për pezullimin e këtyre këqyrjeve dhe ekspertimeve, dhe prandaj zgjodha të mos flisja në ambientet e SPAK.", tha Qyno pasi doli nga SPAK. 

Më 13 dhjetor 2023, Elton Qyno u mor në pyetjepër disa orë rresht dhe u raportua se iu kërkua të tregonte burimin e informacioneve të cilat i kishte publikuar në media lidhur me Nuredin Dumanin. Atij iu sekuestruan, telefonat dhe kompjuterat e materiale të tjera. Vendimi i SPAK u dënua ashpër nga organizatat që mbrojnë të drejtën e gazetarëve në botë.

elton qyno ne spak

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Nëntor 2024, 13:07 I.A

Gazetari Elton Qyno paraqitet në SPAK

Elton Qyno TIRANË- Gazetari i kronikës Elton Qyno është thirrur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme. M&eu...