Aktualitet

Nxorri armën e shërbimit në spital gjatë një vizite mjekësore, AMP pezullon nga detyra policin në Gjirokastër

Masa e sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” u caktua pasi një mjeke në spitalin “Omer Nishani” në Gjirokastër e denoncoi se kishte nxjerrë armën e shërbimit gjatë një vizite mjekësore.

1 Nëntor 2024, 18:23 Nga r.ll
Nxorri armën e shërbimit në spital gjatë një vizite
foto ilustruese

GJIROKASTËR- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra një punonjës policie në Gjirokastër, pasi dyshohet për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.

Masa e sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” u caktua pasi një mjeke në spitalin “Omer Nishani” në Gjirokastër e denoncoi se kishte nxjerrë armën e shërbimit gjatë një vizite mjekësore. 

NJOFTIMI I AMP: 

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë - Gjirokastër) në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, ka ekzekutuar masën e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj punonjësit S.K., me detyrë trupë shërbimi në Sektorin e zbatimit të masave plotësuese për kontrollin e territorit në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.

Caktimi i masës së sigurisë u bë i mundur pas kallëzimit të shtetases J.L., mjeke në spitalin “Omer Nishani” Gjirokastër, lidhur me ngjarjen e datës 25.10.2024, ku ky punonjës policie ka nxjerrë armën e shërbimit gjatë një vizite mjekësore.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave mbikëqyrëse, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90. Për ankesa me Whatsapp 0694151511

amp gjirokaster

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Nëntor 2024, 13:07 I.A

Gazetari Elton Qyno paraqitet në SPAK

Elton Qyno TIRANË- Gazetari i kronikës Elton Qyno është thirrur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme. M&eu...