Aktualitet

“Hajde se e kam dushin gati”, 64-vjeçari në Këmishtaj i kërkon fqinjës favore seksuale, e përndjek dhe e dhunon në mes të rrugës

Kryefamiljari ka bërë denoncim në Policinë e Divjakës, e cila ka referuar materialet në Prokurori ndërsa 64-vjeçari po hetohet në gjendje të lirë për akuzën e “kanosjes”.

1 Nëntor 2024, 21:25 Nga r.ll
“Hajde se e kam dushin gati”, 64-vjeçari në
qazim peqini

DIVJAKË- Alketa M***o, 43 vjeçe nga Këmishtaj e Divjakës, ka denoncuar në emisionin Piranjat fqinjin e saj 64-vjeçar, Qazim Peqini. Ky i fundit e ka përndjekur për një kohë të gjatë, duke i kërkuar edhe favore seksuale në këmbim të parave, por kur nëna e dy fëmijëte të mitur nuk ka pranuar, ai e ka kërcënuar me jetë, i ka prerë rrugën dhe e ka dhunuar.

I kërcënuar nga 64-vjeçari është edhe bashkëshorti i Alketës, i cili për një moment mendoi se gjërat do sqaroheshin mes tij dhe fqinjit Qazim Peqini. Por ky i fundit vijoi me kërcënimet, madje dyshohet se në oborrin e familjes M***o ka hedhur edhe një fishek kallashnikovi, si simbol i vrasjes. Në banesën e kësaj familje ka shkuar edhe nipi i Qazimit, Edi Peqini, i cili i ka ofruar 200 mijë lekë të vjetra që ata të mos bëjnë kallëzim në Polici, dhe kur këto para nuk janë pranuar, zotëria i ka kërcënuar.

Kryefamiljari ka bërë denoncim në Policinë e Divjakës, e cila ka referuar materialet në Prokurori ndërsa 64-vjeçari po hetohet në gjendje të lirë për akuzën e “kanosjes”.

Gjatë përballjes me gazetarin Freard Rista, 64-vjeçari pranoi një pjesë të akuzave duke pretenduar se kanë qenë në formën e shakave, ndërsa mohoi të jetë ai autori i hedhjes së fishekut në oborrin e familjes M***o. Publikisht ai i kërkoi falje dy bashkëshortëve, duke premtuar se nuk do të përbënte më shqetësim për ta.

qazim peqini divjake

Sondazh

Poll