Aktualitet

Prokuroria e Fierit dërgon për gjykim Altin Lamçen, akuzohet për vrasje në tentativë! Goditi me thikë një person

Hetimet e kryera në bashkëpunim me policinë kanë zbuluar se më 5 maj 2024, rreth orës 11:30, Lamçe ka goditur me një mjet të mprehtë shtetasin Klavio Lika, duke i shkaktuar atij dëmtime serioze për jetën. 

1 Nëntor 2024, 14:19 Nga ZH.LL
Prokuroria e Fierit dërgon për gjykim Altin Lamçen, akuzohet
Prokuroria Fier

FIER- Prokuroria e Fierit ka dërguar në gjyq dosjen për Altin Lamçen për veprën penale të “vrasjes me dashje, mbetur në tentativë”.

Hetimet e kryera në bashkëpunim me policinë kanë zbuluar se më 5 maj 2024, rreth orës 11:30, Lamçe ka goditur me një mjet të mprehtë shtetasin Klavio Lika, duke i shkaktuar atij dëmtime serioze për jetën.  Dyshohet se shkak për plagosjen është bërë një konflikt për motive të dobëta.

Duke analizuar provat e mbledhura, prokuroria ka arritur në përfundimin se Lamçe ka përmbushur elementët e veprës penale të vrasjes në tentativë ndaj viktimës Lika. Pas përfundimit të hetimeve Prokuroria ka ngritur aktakuzën, të cilën e ka dërguar në gjykatë për të vazhduar procedurat ligjore.

Njoftimi i Policisë:

Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq shtetasin A.L., për ‘Vrasje me dashje, mbetur në tentativë’. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ka regjistruar procedimin penal nr.652, viti 2024, për veprën penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentativë”, parashikuar nga neni 76 dhe 22 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit A.L.

Nga hetimi i zhvilluar në bashkëpunim me policinë gjyqësore, u provuar se shtetasi A.L., më datë 05.05.2024, rreth orës 11.30, për motive të dobta, ka goditur me mjet mprehtës shtetasin K.L duke i shkaktuar këtij të fundit dëmtime të rrezikshme për jetën. Nga hetimi rezultoi se i pandehuri A.L. ka konsumuar elementët e veprës penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 76 dhe 22 i Kodit Penal, kryer në dëm të viktimës K.L

Në përfundim të hetimit për këtë procedim penal, Prokuroria ka marrë të pandehur shtetasin A.L dhe ka dërguar për gjykim procedim në ngarkim të tij. Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për një hetim të plotë dhe gjithanshëm të kësaj ngjarje, me qëllim vënien para përgjegjësisë së personave që kryejnë krime kundër shëndetit.

fier altin lamce vrasje ne tentative

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Nëntor 2024, 13:07 I.A

Gazetari Elton Qyno paraqitet në SPAK

Elton Qyno TIRANË- Gazetari i kronikës Elton Qyno është thirrur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme. M&eu...