Aktualitet

Përndoqi një shtetase dhe i goditi me sende të forta bashkëshortin, vihet në pranga 34-vjeçari në Tiranë

Sipas uniformave blu, i riu akuzohet se ka përndjekur një shtetase, si dhe ka dhunuar bashkëshortin e saj me sende të forta.

1 Nëntor 2024, 13:12 Nga ZH.LL
Përndoqi një shtetase dhe i goditi me sende të forta
Foto ilustruese

TIRANË- Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga një 34-vjeçar. Sipas uniformave blu, i riu akuzohet se ka përndjekur një shtetase, si dhe ka dhunuar bashkëshortin e saj me sende të forta.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin E. D., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase, si dhe ka goditur me send të fortë bashkëshortin e saj”, njofton policia.

Ndërkohë, në pranga janë vënë edhe 5 shtetas për vepra të ndryshme kriminale. "Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasit:  

- E. L., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka goditur me sende të forta shtetasin M. P., 40 vjeç, banues në Kamëz, ka kundërshtuar punonjësit e IVMT të bashkisë Kamëz dhe ka penguar kryerjen e punimeve në rrugën "Vebi Dibra";       

- B. L., 37 vjeç, banues në Babrru, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë ndaluan shtetasin A. Ç., 27 vjeç, banues në Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 3 muaj burgim, për veprën penale "Dhuna në familje".  

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasit:

- L. P., 56 vjeç, banues në Tiranë, pasi me automjetin që e drejtonte në gjendje të dehur, ka përplasur 2 automjete të parkuara në Rrugën e Durrësit;    

- F. T., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur”, njofton policia.

tirane akuze per dhune

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Nëntor 2024, 13:07 I.A

Gazetari Elton Qyno paraqitet në SPAK

Elton Qyno TIRANË- Gazetari i kronikës Elton Qyno është thirrur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme. M&eu...