Bota

Atentati në Athinë ku humbi jetën 3-vjeçari, shënjestra ishte babai i vogëlushit, sapo kishte dalë nga burgu

Mësohet se babai i të miturit, i cili ishte dhe shënjestra e këtij atentati, vetëm disa ditë më parë kishte dalë nga burgu.

1 Nëntor 2024, 17:11 Nga E. D
Atentati në Athinë ku humbi jetën 3-vjeçari,
foto ilustruese

ATHINË- Detaje të reja janë zbardhur nga të shtënat me armë zjarri në Greqi, ku mbeti i vrarë një 3-vjeçar. Mësohet se babai i të miturit, i cili ishte dhe shënjestra e këtij atentati, vetëm disa ditë më parë kishte dalë nga burgu.

Madiat greke bëjnë të ditur se shkak i këtij atentati është bërë një konflikt midis dy familjeve, të cilat në vitin 2022 janë përfshirë po në dy incidente me armë zjarri, një në Koropi dhe një në Agios Panteleimonas. Gjithashtu e gjithë ngjarja dyshohet të jetë zhvilluar për hakmarrje, nga e cila fatkeqësisht e pësoi 3-vjeçari. 

policia greke

Sondazh

Poll