Bota

VIDEO/ Banorja e Valencias publikon pamjet e rënda nga stuhia: Në më pak se një orë rrugët u shndërruan në lumenj

Videoja është xhiruar nga ballkoni i një pallati, ku banorja që e ka shpërndarë ka shënuar në çdo xhirim se në çfarë ore kanë ndodhur skenat që ajo tregon.

1 Nëntor 2024, 15:20 Nga r.ll
VIDEO/ Banorja e Valencias publikon pamjet e rënda nga stuhia: Në
pamjet nga valencaia

SPANJË- Përmbytjet kanë shkaktuar dëme katastrofike në Spanjë, ku në më pak se një orë rrugët u mbuluan me ujë me baltë. Në një kohë kur numri i të vdekurve ka kaluar mbi 200 dhe numri i të zhdukurve nuk dihet, përmes një videoje të postuar nga një banor i Valencias në TikTok, shihet sesi shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan një kaos, duke shkatërruar prona, duke tërhequr zvarrë makina, ndërsa në të njëjtën kohë personat në panik tentonin të arratiseshin.

Videoja është xhiruar nga ballkoni i një pallati, ku banorja që e ka shpërndarë ka shënuar në çdo xhirim se në çfarë ore kanë ndodhur skenat që ajo tregon. Fillimisht, në orën 19:17 me orën lokale, erëra të forta goditën qytetin Benetusser të Valencias.

Më pak se 20 minuta më vonë, në orën 19:33, pamjet tregojnë se si kaosi i bllokimit të trafikut fillon të shpaloset në rrugë ndërsa njerëzit përpiqen të ikin përpara se të shpërthejë rrebeshi i shiut. Në orën 19:40, pamjet tregojnë rrugët duke u përmbytur ndërsa njerëzit në makina vazhdojnë të përpiqen të arratisen. Në orën 20:00, rrugët janë zhytur nën ujë me baltë, ndërsa automjetet janë përplasur me njëra-tjetrën.

“Përmbytja nuk mund të shmangej, por nëse do të ishim njoftuar më herët, do të kishte më pak vdekje dhe më pak të zhdukur”, shkruan personi që ka postuar videon.

@luuciaseguii Benetusser???? Aún seguimos esperando a que vengan a ayudarnos. No tenemos supermercados ni farmacias, falta agua y comida. Obviamente no tenemos coches para ir a por comida a valencia ciudad. En las casas no hay luz ni agua, la cobertura ha vuelto hace nada. Estabamos incomunicados sin saber que estaba pasando fuera. Que dejen de invertir dinero y medios en cosas banales y que lo inviertan donde realmente se necesita. Gracias que mi familia y yo, a parte de los daños materiales, estamos bien. Hay gente que lo ha perdido absolutamente todo ????#valencia #dana ♬ Goth - VicSheik

permbytjet ne spanje valencia

Sondazh

Poll