Bota

Presidencialet në SHBA/ Trump: Nëse fitoj, do t’i jap poste të rëndësishme Musk dhe Kennedy Jr

Trump, i cili e njoftoi këtë në një intervistë me gazetarin Tucker Carlson, nuk specifikoi se çfarë pozicionesh do të mbanin Musk dhe Kennedy Jr..

1 Nëntor 2024, 15:56 Nga E. D
Presidencialet në SHBA/ Trump: Nëse fitoj, do t’i jap poste
Donald Trump, Elon Musk

SHBA- Kandidati republikan për president Donald Trump tha se, nëse fiton zgjedhjet, ai do të emërojë miliarderin Elon Musk dhe avokatin dhe ish-kandidatin e pavarur presidencial Robert F. Kennedy Jr. Trump, i cili e njoftoi këtë në një intervistë me gazetarin Tucker Carlson, nuk specifikoi se çfarë pozicionesh do të mbanin Musk dhe Kennedy Jr..

Gjithashtu Musk e mbështeti hapur Trumpin, ndërsa Kennedy Jr hoqi dorë nga kandidatura e tij presidenciale dhe mbështeti ish-presidentin. Intervista u mbajt në Arizona, një shtet kyç që Trump e humbi në zgjedhjet e mëparshme, por në të cilin, sipas sondazheve të fundit, ai ka një avantazh të lehtë. Ai theksoi se zgjedhjet do t’i humbasë vetëm nëse ka “mashtrim” dhe paralajmëroi mbështetësit e tij të kenë kujdes.

donald trump

Sondazh

Poll