Bota

Aksident tragjik në Kosovë/ Humb jetën pasagjeri, shoferi përfundon në spital

Siç raportohet automjeti ka dalë jashtë rrugës dhe është rrotulluar.

1 Nëntor 2024, 16:23 Nga E. D
Aksident tragjik në Kosovë/ Humb jetën pasagjeri, shoferi
fotot ilustruese

KOSOVË- Një aksident tragjik ka ndodhur në Kosovë, ku si pasojë ka humbur jetën një person. Siç raportohet automjeti ka dalë jashtë rrugës dhe është rrotulluar. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit Ismet Hashani. 

Ai tregoi se vdekja e pasagjerit është konstatuar nga mjeku, në vendin e ngjarjes. Gjithashtu ai tha se shoferi i automjetit ka pësuar lëndime dhe se po trajtohet në Spitalin Rajonal në Gjilan.

“Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa shoferi do të dërgohet në burg”, shtoi ai.

aksident ne kosove

Sondazh

Poll