Bota

Zgjedhjet presidenciale! Trump vizitë në qytetin më të madh amerikan me shumicë myslimane

Gjithashtu Harris ka thënë se ajo kryesisht do të vazhdojë politikat e Bidenit në Lindjen e Mesme.

1 Nëntor 2024, 16:14 Nga E. D
Zgjedhjet presidenciale! Trump vizitë në qytetin më të madh
Donald Trump

SHBA- Donald Trump do të vizitojë Dearborn në Michigan, një qytet që mban më shumë arabo-amerikanë se çdo tjetër në SHBA. Qyteti u fitua nga Biden në vitin 2020, por shumë prej atëherë kanë shprehur shqetësimin për trajtimin e luftës në Gaza nga administrata e presidentit aktual.

Gjithashtu Harris ka thënë se ajo kryesisht do të vazhdojë politikat e Bidenit në Lindjen e Mesme. Por, ajo u sulmua me thirrjen armëpushim tani në një tubim këtë javë. Ndërkohë, Abdullah H. Hammoud, kryebashkiaku i Dearborn, tha se ai nuk do të mbështesë asnjë kandidat, pavarësisht se ishte një demokrat.

“Unë nuk kam gjetur asnjë kandidat që ka qenë i gatshëm të largohet nga kursi aktual”, tha Hammoud.

Po ashtu është e paqartë saktësisht se çfarë shpreson të arrijë Trump duke vizituar Dearborn, me shumicën e arabo-amerikanëve ende thellësisht ‘të shqetësuar’ nga thirrja e tij për një mbyllje totale dhe të plotë të myslimanëve që hyjnë në vend gjatë mandatit të tij. 

donald trump

Sondazh

Poll