Bota

Përgjaket festa e Hallowen në Orlando/ Dy të vrarë dhe gjashtë të plagosur nga të shtënat me armë zjarri (VIDEO)

 Sipas autoriteteve i arrestuar rezulton të jetë me precedent, pasi në vitin 2023 ka qenë i arrestuar për grabitje.

1 Nëntor 2024, 15:07 Nga E. D
Përgjaket festa e Hallowen në Orlando/ Dy të vrarë dhe
pamje nga vendngjarja

SHBA- Dy persona u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën nga të shtënat gjatë natës së Halloween në qendër të qytetit Orlando, Florida. Siç raportohet një 17-vjeçar i dyshuar si autor i ngjarjes është vënë në pranga. Sipas autoriteteve i arrestuar rezulton të jetë me precedent, pasi në vitin 2023 ka qenë i arrestuar për grabitje.

Gjithashtu polica tha se gjashtë viktimat e mbijetuara u dërguan në Qendrën Mjekësore Rajonale të Orlandos në gjendje të qëndrueshme. Ndërsa mosha e viktimave varion nga 19 deri në 39 vjeç. 

shba

Sondazh

Poll