Bota

Përmbytjet katastrofike në Spanjë/ Shkon në 205 numri i të vdekurve, vijon kërkimi për të zhdukurit

Numri i vdekjeve pas përmbytjeve në komunitetin e Valencias është rritur në 202, sipas Qendrës së Koordinimit të Integruar Operacional të Ministrisë së Brendshme (CECOPI).

1 Nëntor 2024, 13:46 Nga ZH.LL
Përmbytjet katastrofike në Spanjë/ Shkon në 205 numri i
Përmbytjet në Spanjë

SPANJA- Spanja po përballet me tragjedinë më të madhe të përmbytjeve, nga shirat e rrëmbyeshëm kryesisht në rajonin lindor të Valencias.

Numri i vdekjeve pas përmbytjeve në komunitetin e Valencias është rritur në 202, sipas Qendrës së Koordinimit të Integruar Operacional të Ministrisë së Brendshme (CECOPI).

“Procesi i mbledhjes dhe identifikimit të viktimave vazhdon”, thuhet në një postim në X.

Kjo e çon numrin e të vdekurve në Spanjë në të paktën 205. Dy persona të tjerë humbën jetën në rajonin Castilla La Mancha dhe një tjetër në Andaluzi.

Ndërkohë, ekipet e shpëtimit dhe vullnetarët janë vazhdimisht në kërkim të ndonjë të mbijetuari, por me kalimin e orëve, shpresat po shuhen. Në të njëjtën kohë, autoritetet spanjolle deklarojnë se presin një rritje  të numrit të të vdekurve, pasi shumë vlerësohet kanë hasur në një vdekje tragjike brenda makinave dhe ndërtesave.

 

 

 

spanja valencia permbytjet numri i viktimave

Sondazh

Poll