1 Nëntor 2024, 12:38
Nga I.A
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi
TIRANË- Këshilli i Emërimeve në Drejtësi po shkel në mënyrë të hapur Kushtetutën, pasi, në kundërshtim flagrant me kompetencat e tij ligjore, ka vendosur të diskutojë mbi një vendimmarrje të Parlamentit për shpalljen e procedurave për vakancën e krijuar në Gjykatën Kushtetuese, pas dorëheqjes së gjyqtares Elsa Toska.
Në mbledhjen e parashikuar për ditën e sotme, në orën 14.00, Këshilli ka vendosur në rend dite “Diskutim lidhur me njoftimin e Kuvendit që ka të bëjë me përcaktimin kohëzgjatjes së mandatit të vakancës së krijuar në Gjykatën Kushtetuese”.
Në 30 Shtator 2024, Kuvendi shpalli thirrjen për aplikim për plotësimin e vakancës së plotë, të krijuar pas dorëheqjes së gjyqtares Elsa Toska. Në njoftimin e Kuvendit thuhej se mandati i Toskës duhej të përfundonte në nëntor të vitit 2028.
Por, ky përcaktim afati kohor ka krijuar premisat për diskutimin e rastit në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Ky vendim i KED-it përbën shkelje flagrante të Kushtetutës dhe një uzurpim që KED-i po i merr kompetencave të Parlamentit.
Ligji Themeltar i Shtetit parashikon që procedurat për thirrjen për aplikimet për kandidatë për në Gjykatën Kushtetues u takojnë tre institucioneve të tjera-Presidentit të Republikës, Parlamentit dhe Gjykatës Kushtetuese.
Ndërkohë që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka detyrë që “të vlerësojë cilësinë profesionale dhe morale të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese…dhe t’i rendisë ata sipas meritës”. Ky detyrim është i parashikuar në nenin 149/d të Kushtetutës.
Më tej, ligji “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, në nenet 228 e vijues, parashikon procedurat e detajuara mbi veprimtarinë e KED-it, që nga marrja e listës së kandidatëve për në Gjykatë Kushtetuese nga tre institucionet e emërtesës, shorti për relatorin, detyrat e relatorit për verifikimin e pasurisë, integritetit personal dhe aftësive profesionale e deri tek vendimi për lejimin ose ndalimin e kandidimit të aplikantëve për të vijuar më tej procedurat garuese.
Në asnjë nen të Kushtetutës apo të kuadrit ligjor përkatës nuk është parashikuar që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi të ketë të drejtën të diskutojë vendimmarrjen e institucioneve të emërtesës (President, Parlament dhe Gjykatë e Lartë) për listën e kandidatëve që i dorëzohen.
Gjithashtu, KED-i nuk ka asnjë lloj tagri kushtetues dhe ligjor që të shpreh qëndrime apo opinione për procedurat e ndjekura nga institucionet e tjera. Reforma në Drejtësi, të paktën në këtë pikë, është munduar që të ndajë dhe balancojë në mënyrë të saktë dhe të plotë kompetencat e institucioneve të përfshira në përzgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Presidenti, Parlamenti dhe Gjykata e Lartë kanë të drejtën, por edhe detyrimin ligjor, që të shpallin vakancat dhe thirrjet për aplikim, bazuar në procedurat që atyre u njeh Kushtetuta dhe ligji.
Ndërsa KED-i ka detyrimin që të verifikojë cilësitë personale e profesionale të kandidaturave dhe të kryejë vlerësimin e tyre. Por, në mbledhjen e kësaj dite të Premte, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i ka njohur dhe dhënë vetes të drejta dhe përgjegjësi që as nuk i ka dhe as nuk i takojnë.
Kjo situatë rikthen në vëmendje një përplasje të fortë të disa viteve më parë, kur KED-i, në atë kohë i drejtuar nga Ardian Dvorani, tentoi të uzurponte kompetencat e Presidentit të Republikës për vakancat në Gjykatë Kushtetuese.
Në atë rast, rasti u paraqit para Komisionit të Venecias, i cili konstatoi shkeljet e rënda të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe përcaktoi qartë se KED-i nuk mund të cënojë në asnjë mënyrë apo formë kompetencat e institucioneve të tjera të emërtesës.
ardian dvorani ked elsa toska
a42add47 30d6 4ffd b7ea e3632796a1d7
f3d3698b e1f5 4496 882e c97fb9bd2133
ed3c8d9a 1ad8 46ee 90a8 68de6d73821f
Aktualitet
1 Nëntor 2024, 12:28
M.B
Flutura Basha
SHKODRA- Motra e Flutura Bashës, viktimës së pafajshme të atentatit të ndodhur në Shkodër tha sot se ...
Aktualitet
1 Nëntor 2024, 12:05
ZH.LL
Momenti vjedhjes së makinës
TIRANË- Tre persona kanë rënë në pranga të policisë pasi vodhën ...
Aktualitet
1 Nëntor 2024, 11:46
ZH.LL
Foto ilustruese
ELBASAN- Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 60-vjeçar, i cili është i akuzuar nga GJKKO si pjes...
Aktualitet
1 Nëntor 2024, 11:29
Elton Qyno
Durim Bami
TIRANË- Durim Bami, një nga emrat e botës së krimit që cilësohet si i “forti” i Niklës, vijon t&e...
Aktualitet
1 Nëntor 2024, 11:24
ZH.LL
Gjykata Kushtetuese
TIRANË- Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka vendosur që këtë premte të mbajë mbledhje...
Aktualitet
1 Nëntor 2024, 11:11
ZH.LL
Foto ilustruese
GREQI- Një 50-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke për mashtrim dhe vjedhje. Mësohet se 50-vje...
Aktualitet
1 Nëntor 2024, 11:09
M.B
Ruben Saraiva
LEZHA- Paraditen e sotme u zhvillua seanca gjyqësore në ngarkim të portugezit Ruben Saraiva të akuzuar si vras&...
Aktualitet
1 Nëntor 2024, 11:12
I.A
Universiteti i Elbasanit
ELBASAN- Disa pedagogë janë arrestuar dhe pezulluar ditën e sotme në Universitetin Aleksandër Xhuvan...
Aktualitet
1 Nëntor 2024, 10:49
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
TIRANA- Një automjet është përfshirë nga flakët në “Tunelin e Krrabës”. ...
Aktualitet
1 Nëntor 2024, 10:42
I.A
Universiteti Aleksandër Xhuvani
ELBASAN- 7 pedagogë janë arrestuar ditën e sotme në Universitetin Aleksandër Xhuvan...