Politike

Bardhi: Izolimi i liderit të partisë Sali Berisha e dëmton Partinë Demokratike

Bardhi tha se ky vendin ndikon në zgjedhje si dhe në jetën e përditshme të PD-së. 

31 Tetor 2024, 23:07 Nga I.A
Bardhi: Izolimi i liderit të partisë Sali Berisha e dëmton
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi tha se izolimi i liderit të PD Sali Berisha e dëmton Partinë Demokratike në zgjedhje. I ftuar në emisionin Open në News 24, Bardhi tha se ky vendin ndikon në zgjedhje si dhe në jetën e përditshme të PD-së. 

“Izolimi i liderit të PD e dëmton Partinë Demokratike dhe i jep avantazh të pamerituar kryeministrit Edi Rama. Izolimi i liderit të Partisë Demokratike Sali Berisha, në cënim të parimit të pafajësisë, padyshim që e dëmton PD-në. Ky vendim ndikon në zgjedhje dhe në jetën e përditshme të partisë. Si mund ta kryejë unë punën time si kryetar i Grupit Parlamentar të PD kur unë nuk flas dot me kryetarin e partisë. Çfarë ndodh nëse Berisha shpallet i pafajshëm nga gjykata? Izolimi i liderit të PD e dëmton Partinë Demokratike dhe i jep avantazh të pamerituar kryeministrit Edi Rama”, tha Bardhi.

gazment bardhi

Sondazh

Poll