Politike

Rama flet për pensionet me tabelë, Fevziu: Do i rrisësh apo jo? Kryeministri: Kemi pasur tërmet e pandemi

shpjegoi përmes një tabele me statistika nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore, situatën ekonomike të vendit.

31 Tetor 2024, 22:57 Nga I.A
Rama flet për pensionet me tabelë, Fevziu: Do i rrisësh apo jo?
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama është ndalur edhe te pensionet dhe arsyet se përse nuk janë rritur. Gjatë një interviste për emisionin ‘Opinion’, në TV Klan, Rama ka debatuar me Blendi Fevziun. Rama e shpjegoi përmes një tabele me statistika nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore, situatën ekonomike të vendit. Rama theksoi se sot mesatarja e pensionist është 183 euro.

Edi Rama: Shikoje borxhin sot, të dhëna nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Mos harro se kemi pasur tërmet, pandemi.. Shiko mesataren e rajonit…

-Do i rrisësh rrogat e pensionet apo jo?

Edi Rama: Pse nuk kam premtuar, më nxirr premtime për rritje pensionesh më përpara. U kam thënë që do bëjmë çmos të rrisim mundësitë.

Edi Rama: O zot! Sot kemi mundësi që të flasim për pensionet…

Edi Rama: Këtu kemi shpenzimet në sektor, shikoje sa e kemi rrit mbrojtjen sociale. Ka qenë 870 mln euro dhe është 1 mld e 900 euro.

-Shko njëherë në supermarket shiko çmimet. Ato janë tabela me ngjyra, si vizatimet e tua…

Edi Rama: Pse ma banalizon tani?! Kështu flitet për ekonominë, jo me hamendje. Ti merri e verifikoji.

Edi Rama: Banka Botërore, vazhdojmë…

-Ore si do jetojë zonja me 200 mijë lekë?

Edi Rama: Unë po flas me zonjën, jo me ty. Po i them se si është situata, si ka qenë dhe çfarë mund të bëjëm ne për pensionet. Këto janë shpenzimet në raport me rajonin.

edi rama

Sondazh

Poll