Politike

Arrestimi i Jurgis Çyrbjas dhe lidhjet me krimin, Rama: Kush mbulohet me flamurin e PS për të bërë zullume të zbulohet, ndihem i lehtësuar

Sipas Ramës, hetimi nuk është bërë për vendin në listën e deputetëve.

31 Tetor 2024, 21:27 Nga r.ll
Arrestimi i Jurgis Çyrbjas dhe lidhjet me krimin, Rama: Kush mbulohet me
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar edhe arrestimin e Jurgis Çyrbjas dhe hetimet e SPAK për lidhjet e ish-deputetit të PS-së me grupet kriminale, që e ndihmonin të ishte në listën e sigurt për zgjedhjet parlamentare.

Sipas Ramës, hetimi nuk është bërë për vendin në listën e deputetëve. Më tej shtoi se ndihet i lehtësuar kur eksponentë të PS zbulohen se kanë shpërdoruar mandatin dhe me ta merret drejtësia.

"Nuk është bërë hetim i treti apo i pesti. Këto janë broçkulla. Nuk është aspak e pamundur që në një vend se i yni njerëzit të dinë diçka paraprakisht dhe të fillojnë ta përdorin. Ai është subjekt sot i drejtësisë për një temë që e ka sqaruar vetë organi që ka vepruar ndaj tij. Kush mbulohet me flamurin e PS për të bërë zullume të zbulohet. Unë ndihem i lehtësuar kur dikush që ka marrë mandat nga PS, dikush që ka marrë besim nga unë e ka shpërdoruar dhe ekspozohet nga drejtësia. Unë ndihem i lehtësuar. Përzgjedhja e njerëzve bëhet edhe mbi bazën e atyre që di. Në rrugën e jetës shumë njerëz rrugës, devijojnë, bien në gracën e përfitimit të paligjshëm dhe ka një sistem që i ndëshkon. Të të them që edhe kur larg qoftë je në familje mund të ndodhë që fëmija të dalë nga shinat”, u shpreh Rama në "Opinion".  

edi rama jurgis cyrbja

Sondazh

Poll