Politike

"Peshku i madh" në telefonin e Kryemadhit/ "Lehje qensh", Rama: Zonja është në hallin e vet, nuk debatoj me ato që kanë halle të mëdha

Kryeministri i cilësoi deklaratat e saj si "lehje qensh", ndërsa shtoi se Kryemadhi momentalisht ka halle dhe nuk debaton me të. 

31 Tetor 2024, 21:16 Nga r.ll
"Peshku i madh" në telefonin e Kryemadhit/ "Lehje
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar deklaratën e deputetes së PL-së, Monika Kryemadhit për bisedat e saj me kreun e qeverisë, të cilin e etiketoi si "peshku i madh" në telefonin e saj. 

Kryeministri i cilësoi deklaratat e saj si "lehje qensh", ndërsa shtoi se Kryemadhi momentalisht ka halle dhe nuk debaton me të. 

"Zonjës nuk kam asnjë përgjigje për t'i dhënë. Ajo që ka bërë PS është epokale. E para forcë politike që ka tërhequr fuqinë evet nga territori i drejtësisë. Me koston që do godasë dhe brenda nesh. Kosto e mireseardhur. Zonja është në hallin e vet. Nuk debatoj me ato që kanë halle të mëdha. Nuk kam asnjë hall të kësaj natyre. Nuk ka bir nëne që të më thotë se një qindarke e imja gjendet në xhepin tënd. Kjo është lehje qensh. Dy këmbësorë që kanë marrë rolin e qenit.", tha Rama.

edi rama monika kryemadhi

Sondazh

Poll