Politike

PD akuza Bashkisë Tiranë: Kush mban përgjegjësi për shkollat e dëmtuara, rindërtimi me urgjencë është një krim korrup

23 Dhjetor 2019, 15:09 Nga DOSJA
PD akuza Bashkisë Tiranë: Kush mban përgjegjësi për

TIRANË- Ish-deputetët e PD, Luçiano Boçi dhe Oriola Pampuri, kanë qenë sot në një vizitë në shkollën Sami Frashëri, ku prej andëj kanë dhënë një deklaratë për mediat. Ishte Boçi ai që foli para gazetarët dhe ka hedhur akuza ndaj Bashkisë së Tiranës, duke thënë se ka bërë restaurimin e shkollës duke kryer korrupsion.

Boçi u shpreh më tej se rindërtimi me urgjencë është një krim korruptiv ndërtimor që po përpiqet të fshihet, pa transparencë, pa dokumentacion, çertifikim, kolaudim dhe as projekt inxhinierik. “Kush mban përgjegjësi për shkollat e dëmtuara në Tiranë, Emin Duraku, Petro Nini etj, dhe të japë përgjigje pyetjes se si u procedua për të nxjerrë firmën fituese që bën rikonstruksionin, t’i japë përgjigje pyetjes, sa para janë harxhuar për rikonstruksion dhe të japë përgjigje pyetjes, se a mban Bashkia përgjegjësi për situatën e shkaktuar në këtë shkollë dhe shkolla të tjera”, u shpreh ish-deputeti i PD.

DEKLARATA E PLOTË

Pushteti lokal dhe pushteti qëndror i ka bërë nxënësve të shkollës Sami Frashëri, situatën e shihni vetë, e keni në pamjet tuaja. Sikurse ka braktisur këta nxënës, kështu ka braktisur me qindra të tjerë nxënës në zona të tjera të prekura nga tërmeti, në shkollat e dëmtuara ku ende nuk është vënë dorë dhe nuk ka inspektim të plotë të dëmeve. Po kështu janë braktisur me mijëra qytetarë sot të lënë mes katër rrugëve, në mes të shiut dhe në udhëkryqin e fatit të tyre të mbrapshtë pa asnjë mbështetje nga kjo qeverisje. Siç e shihni, shkollës i është vënë dryni. Në fakt duhej t’i ishte vënë shiriti i vendit të krimit, ky është një krim korruptiv ndërtimor që po përpiqet të fshihet në të gjitha format dhe mënyrat madje edhe shkarkimi i drejtoreshës militante është bërë për këtë arsye.

Të mos harrojmë se kjo shkollë është rikonstruktuar para një viti me një bujë të madhe, me tam-tame dhe me zhurmë, ku vetë kryetari i Bashkisë ka garantuar nxënësit dhe prindërit për sigurinë e ambienteve. Por situata mbrapa flet ndryshe. Nuk ka pasur dhe nuk ka siguri, as për nxënësit dhe as për prindërit. Madje mungon edhe transparenca për të gjitha dokumentat që duhet të paraqesë Bashkia e Tiranës për çertifikimin, kolaudimin, për projektin inxhinierik dhe të drejtën e ndërhyrjeve në elementë mbështetës kryesorë të ndërtesës e cila sot është e rrënuar, e dëmtuar dhe e pafrekuentuar nga nxënësit dhe mësuesit. Ju e pasqyroni, fasada e propagandës nuk mund të mbulohet sepse realiteti është ulëritës dhe nuk e mbulon as Rama me ecejaket dhe batutat e tij, me talljet që i bën qytetarëve dhe mësuesve, nuk e mbulon as Veliaj që fshihet pas gishtit të propagandës. Në vend që të fshihet pas gishtit së propagandës do ta ftoja të vinte këtu, t’u japë përgjigje pyetjeve që kush mban përgjegjësi në shkollën Sami Frashëri që gjoja është rikonstruktuar.

Kush mban përgjegjësi për shkollat e dëmtuara në Tiranë, Emin Duraku, Petro Nini etj, dhe të japë përgjigje pyetjes se si u procedua për të nxjerrë firmën fituese që bën rikonstruksionin, t’i japë përgjigje pyetjes, sa para janë harxhuar për rikonstruksion dhe të japë përgjigje pyetjes, se a mban Bashkia përgjegjësi për situatën e shkaktuar në këtë shkollë dhe shkolla të tjera. Këtë duhet të bëjë Kryetari i Bashkisë dhe jo të përpiqet të mbulojë gjurmët e krimit korruptiv dhe ndërtimor që kemi pas nesh.Boll me propagandë, përgjegjësitë le ti marrin ata që kanë kryer krimin, kanë bërë korrupsionin dhe të japin llogari përpara qytetarëve.

Situata pas tërmetit, po vijon të përmirësohet pasi shumë banorë janë strehuar në banesat e reja, fal dhe ndihmave nga fondacione  e qytetar të ndryshëm. Ende ka banorë që jetojnë në çadra e të tjerë ankohen se askush nuk i ka parë. Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik, pasi humbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan dhe 47 u nxorën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa janë dëmtuar dhe për këtë Rama ka ngritur Komitetin e Rindërtimit. Ka nisur puna për mbledhjen e fondeve dhe në terren ka nisur dhe ndërtimi i banesave të reja nga fondacionet. 

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike luciano boci pd akuza bashkise tirane shembja e shkolla pas termetit tragjedia e 26 nentorit 2019 luciano boci pd akuza bashkise tirane shembja e shkolla pas termetit tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll