Politike

VIDEO-PERLA/ Ard Daullxhiu i qahet Blendi Klosit: S’na i var njeri te bashkia në Durrës. Shihni si sëkëlldiset ministri: D

23 Dhjetor 2019, 13:02 Nga DOSJA
VIDEO-PERLA/ Ard Daullxhiu i qahet Blendi Klosit: S’na i var njeri te

TIRANË- Një pamje që nuk duhet humbur është transmetuar mesditën e sotme në faqen e kryeministrit Edi Rama në Facebook. Ministrat e kabinetit Rama 2 ndodhen në Durrës ku bashkë me Ramën, janë ulur me banorët që janë akomoduar në hotele. Banorët janë në pritje të rindërtimit të banesave të tyre, ndërkohë që kryeministri ndan me ta bukën, e ministrat bashkë me të “degustojnë” pjatat e popullit. Ekspresiv me popullin është Bledi Cuçi, që pyet banorët si në qokën e rastit “Sa katshe e kishit shtëpinë? ËËË, i morët dokumentet, që shtëpia është e dëmtuar? I keni marrë ato? Shumë mirë”-thotë ministri i Bujqësisë. 

Pak më tej, situata është edhe më interesante. Ministrja e Energjisë Belinda Balluku, është ulur në një tavolinë ku pyet një grua, ku ka nusen dhe djalin. Me këmishën që i dalin reçipetat, Balluku përpiqet të kalojë situatën e sikletshme ku ndodhet. “Mami dhe babi shkojnë në punë? Ua qenkeni vëllezërr… ËËË kuptova…”-thotë Balluku.

Në sëkëlldi është  Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi. Ministrit i ka rënë shorti të ulet të hajë drekë me të “varfrin më të famshëm në Shqipëri”, Ardi Daullxhiun. Ardi i ankohet Klosit se në bashkinë e Durrësit nuk i dëgjon njeri. 


Replikat e Ardit me Klosin:

Blendi Klosi: Si mendon, si mund të të ndihojmë për të të rregulluar shtëpinë atje në Durrës.

Ardi: Nuk e di në dorën tuaj është tani.

Blendi Klosi: Çfarë nevoje ke tek shtëpia ti? E ke parë problemet?

Ardi: Shtëpia ka sa të duash probleme, ka pasur krisje, unë kam frikën e gocës dhe unë e kam “ngrënë temen”.

Blendi Klosi: Kjo historia e hoteleve do fillojë avash avash do mbyllet. Avash avash do të gjendet një sistemin tjetër. Hoteli do të vijojnë me punën se këto do të vijnë turistë. Ju që i keni shtëpitë për pak sistemin dihet të fillojmë t’i rregullojmë. Ata që i janë prishur shtëpitë duhet të marrin kredi nga bashkia do ikin në banesa me qera. Tani duhet të gjesh çik problemet që ke tek shtëpia, duhet të flasësh me ata të bashkisë. Do të ndihmoj edhe unë.

Ardi: Nuk na i varin mo vëlla, nuk na i var kush, nuk na i var njeri.

Blendi Klosi: Duhet të gjejmë mobilje, divanë…

 

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ardi daullxhiu belinda balluku blendi klosi ertv ardi daullxhiu belinda balluku blendi klosi ertv

Sondazh

Poll