Politike

Zbardhen detaje nga mbledhja e Ramës, cilat ministra kanë raportuar përpara kryeministrit, pritet dreka

23 Dhjetor 2019, 12:40 Nga DOSJA
Zbardhen detaje nga mbledhja e Ramës, cilat ministra kanë raportuar

TIRANËDosja.al ka zbardhur detaje nga mbledhja e kryeministrit Edi Rama me kabinetin e tij, që po zhvillohet në Golem. Burime nga mbledhja, bëjnë me dije për Dosja.al se deri më tani në mbledhjen që ka vënë në ‘filtër’ punën e ministrave ka raportuar Anila Denaj dhe Belinda Balluku.

Në takim janë të pranishëm të gjithë ministrat, ndërsa në fokus siç u raportua më parë është përballimi i përballimin e pasojave që la pas tërmeti i Nëntorit, ku u shuan 51 persona.

Mbledhja e qeverisë pritet që të zgjasë deri në orët e vona të pasdites. Ndërsa në roët e drekës mësohet se Rama do të ulet për të ngrënë me banorët që janë strehuar në resortin ku po mbahet takimi.

(F.M/DOSJA.AL)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike rama mbledh ministrat ne golem rama mbledh ministrat ne golem

Sondazh

Poll