Aktualitet

Pjesë e grupit kriminal që dyshohet se organizoi atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoj, GJKKO liron nga qelia Genti Nderjakun dhe Julian Pjetrin (ARSYEJA)

Nderjaku dhe Pjetri do të jenë në "arrest shtëpie", ku iu është ndaluar të komunikojnë me persona të tjerë me përjashtim të atyre që bashkëjetojnë me to.

31 Tetor 2024, 18:02 Nga r.ll
Pjesë e grupit kriminal që dyshohet se organizoi atentatin ndaj
genti nderjaku

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka liruar nga qelia Genti Nderjakun dhe Julian Pjetrin, të akuzuar për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve" dhe si pjesë e grupit kriminal që dyshohet se ka organizuar atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj. 

GJKKO vendosi pranimin e kërkesës së tyre për lirim nga burgu për shkak të përfundimit të afateve të paraburgimit. Nderjaku dhe Pjetri do të jenë në "arrest shtëpie", ku iu është ndaluar të komunikojnë me persona të tjerë me përjashtim të atyre që bashkëjetojnë me to.

NJOFTIMI I GJKKO: 

Kërkuesi Genti Nderjaku (i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Trafikimi i narkotikëve” kryer në formën e veҫantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a/1 dhe 28/4 të Kodit Penal, atribuar me datë 18.07.2023) me datë 28.10.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt:

“Konstatimin e humbjes së fuqisë së paraburgimit, për shkak të mbarimit të afatit të paraburgimit”. Po ashtu, kërkuesi Julian Pjetri (i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Trafikimi i narkotikëve” kryer në formën e veҫantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a/1 dhe 28/4 të Kodit Penal, atribuar me datë 18.07.2023) me datë 28.10.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt:

“Shuarje e masës së sigurimit, për shkak të humbjes së fuqisë së paraburgimit”. Kërkesat e mësipërme janë bashkuar në një të vetme me vendim të ndërmjetëm, të datës 30.10.2024.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet 263, 1 pika “c”, 266 pika 1 të K.Pr.Penale, si dhe në vendimin Nr. 195, datë 24.07.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, me vendimin Nr. 610, datë 30.10.2024, vendosi: Konstatimin e humbjes së fuqisë së paraburgimit, konkretisht të masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale caktuar ndaj personit nën hetim Genti Gani Nderjaku, me Vendimin Nr. 308, datë 21.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe zgjatuar me vendimin Nr. 439, datë 16.07.2024 të kësaj Gjykate, për shkak të kalimit të afateve të paraburgimit gjatë hetimeve paraprake. Bazuar në nenin 266 pika 1 të K.Pr.Penale caktimin ndaj personit nën hetim Genti Gani Nderjaku, të masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale.

Detyrohet personi nën hetim Genti Gani Nderjaku të mos largohet nga banesa e tij me adresë:

****.

Detyrimin e personit nën hetim Genti Gani Nderjaku, të mos komunikojë me persona të tjerë me përjashtim të atyre që bashkëjetojnë me të.

Zbatimi dhe mbikëqyrja e kësaj mase të bëhet nga oficerët e policisë gjyqësore që mbulojnë vendbanimin e personit nën hetim Genti Gani Nderjaku.

Konstatimin e humbjes së fuqisë së paraburgimit, konkretisht të masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale caktuar ndaj personit nën hetim Julian Ndue Pjetri, me Vendimin Nr. 308, datë 21.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe zgjatuar me vendimin Nr. 439, datë 16.07.2024 të kësaj Gjykate, për shkak të kalimit të afateve të paraburgimit gjatë hetimeve paraprake.

Bazuar në nenin 266 pika 1 të K.Pr.Penale caktimin ndaj personit nën hetim Julian Ndue Pjetri, të masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale.

Detyrohet personi nën hetim Julian Ndue Pjetri të mos largohet nga banesa e tij me adresë:

****.

Detyrimin e personit nën hetim Julian Ndue Pjetri, të mos komunikojë me persona të tjerë me përjashtim të atyre që bashkëjetojnë me të.

Zbatimi dhe mbikëqyrja e kësaj mase të bëhet nga oficerët e policisë gjyqësore që mbulojnë vendbanimin e personit nën hetim Julian Ndue Pjetri.

Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

Tiranë, më datë 30.10.2024

Si ndodhi atentati ndaj prokurorit Ndoj?

Pasditen e një nëntorit 2019, një breshëri plumbash u derdh mbi makinën që drejtohej nga Andi Maloku dhe ku pasagjerë ishin ish-prokurori i Durrësit, Arjan Ndoj dhe Landi Muharremi, person me precedent të theksuar kriminal dhe i njohur si “Rrumi i Shijakut”. Shoferi Andi Maloku nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra. Ngjarja ndodhi në afërsi të mbikalimit të Shkozetit dhe dëshmitarë u bënë disa kalimtarë që i erdhën në ndihmë të plagosurve.

Bashkim Haxhija, Genti Nderjaku, Marsel Deçka dhe Endrit Sinani dhe Julian Pjetri u arrestuan më 23 janar të 2023, pasi dyshohet se janë përfshirë në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj.

genti nderjaku jualina pjetri

Sondazh

Poll