Aktualitet

Vdekja e 13-vjeçares shqiptare në Itali/ Dëshmitari: I dashuri e hodhi nga ballkoni, vajza u përpoq të mbahej por ai e goditi që të rrëzohej

Siç raportohet në pranga është vënë i dashuri i saj 15 vjeçar, gjithashtu shqiptar, për të cilin u konfirmua masa e paraburgimit për akuzën e vrasjes.

31 Tetor 2024, 16:05 Nga E. D
Vdekja e 13-vjeçares shqiptare në Itali/ Dëshmitari: I dashuri
13-vjeçarja

ITALI- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Piacenza të Italisë, ku një 13-vjeçare shqiptare humbi jetën pasi ra nga pallati në një lartësi prej 8 metrash. Siç raportohet në pranga është vënë i dashuri i saj 15 vjeçar, gjithashtu shqiptar, për të cilin u konfirmua masa e paraburgimit për akuzën e vrasjes.

Gjithashtu mediat e huaja shkruajnë se ka qenë dëshmia e një personi që ka parë ngjarjen duke bërë që Prokuroria të urdhëronte arrestimin e 15 vjeçarit. Dëshmitari ka deklaruar se kishte parë djalin të hidhte vajzën nga ballkoni. Sipas prokurorisë, 15-vjeçari e ka shtyrë nga ballkoni dhe kur Aurora është përpjekur të kapej pas parmakëve, ai e ka goditur disa herë te duart me qëllim që të rrëzohej.

vdekja e 13-vjeçares ne itali

Sondazh

Poll