Aktualitet

FOTO/ Atentati mafioz në Shkodër, një person tjetër dyshohet se ishte në makinë me Licin dhe Bushatin, mister identiteti i tij

Identiteti i tij ende nuk dihet, ndërsa dëshmitarët okularë kanë thënë se djali "misterioz" ka dhënë ndihmën e parë viktimave dhe më pas ka ikur. 

31 Tetor 2024, 17:18 Nga r.ll
FOTO/ Atentati mafioz në Shkodër, një person tjetër dyshohet
personi i trete

SHKODËR- Autorët e atentatit mafioz të kryer pasditen e djeshme në Shkodër, ku gjetën vdekjen Hamza Lici, Arlind Bushati dhe kalimtarja e rasti, Flutura Basha, vijojnë të jenë të lirë. 

Ndërkohë në një video të filmuar nga qytetarët e rastit pas atentatit, pranë trupave të viktimave shihet edhe një person i tretë për të cilin ka dyshime se ishte në makine me Lici dhe Bushatin. Identiteti i tij ende nuk dihet, ndërsa dëshmitarët okularë kanë thënë se djali "misterioz" ka dhënë ndihmën e parë viktimave dhe më pas ka ikur.  Në lidhje me ngjarjen e rëndë janë shoqëruar deri dhjetëra persona por policia e Shkodrës nuk ka arritur të identifikojë autorët e atentatit.

Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme në Dobraç të Shkodrës, ku në rrugën kryesore që lidh qytetin me Malësinë e Madhe, të paktën një automjet i ka prerë rrugën një “Mercedes”-i duke qëllua me breshëri kallashnikovi mbi të. Viktimat janë Hamza Lici që vdiq në vendin e ngjarjes, Arlind Bushati i cili nërroi jetë në spital dhe Flutura Basha e cila ishte një kalimtare e rastit në atë rrugë, teksa ndodhej me bashkëshortin e saj në një motor. Ndërkohë, ky i fundit, identifikuar si Bashkim Basha është plagosuri rëndë. Në makinën e viktimave shofer ka qenë Hamza Lici dhe pasagjer Arlind Bushati. Lici ka humbur kontrollin e makinës duke marrë para dhe motorin në të cilin ndodhej çifti Basha.

atentat ne shkoder hamza lici arlind bushati

Sondazh

Poll