Aktualitet

Vrau babain dhe e hodhi në pus, Apeli lë në fuqi masën e arrestit në burg për Esmerald Ballën

Gjithashtu e njëjta masë është vendosur edhe për shokun e tij, Edison Brahaj, që akuzohet për moskallëzim krimi.

31 Tetor 2024, 15:48 Nga E. D
Vrau babain dhe e hodhi në pus, Apeli lë në fuqi masën e
Enver Balla, Esmerald Balla

TIRANË- Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë sot në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg”, për Esmerald Ballën, i cili vra babanë e tij, Enver Balla, disa muaj më parë në Durrës.

Masa ishte vendosur nga Shkalla e Parë Durrës, kurse 30-vjeçari u zbulua dhe arrestua më 4 Shtator, pas hetimeve të thelluara për humbjen e 62-vjeçarit. Gjithashtu e njëjta masë është vendosur edhe për shokun e tij, Edison Brahaj, që akuzohet për moskallëzim krimi. Kërkesa për ndryshim mase ishte bërë nga ky i fundit nëpërmjet avokatit.

Krimi i rëndë dyshohet se ka ndodhur më 11 gusht, ndërsa Esmerald Balla ka sajuar historinë se i ati ishte larguar me një grua tjetër së bashku me 75 mijë euro, para që u bënë “mollë sherri” mes tyre.

esmerald balla enver balla

Sondazh

Poll