Aktualitet

Kapet me 2 kg kokainë dhe 1 pistoletë, arrestohet shqiptari në Greqi

Operacioni është zhvilluar pas informacioneve të siguruara nga policia greke, e cila ka ndërhyrë sapo shqiptari ka dalë nga posta me një kuti në dorë.

31 Tetor 2024, 13:47 Nga ZH.LL
Kapet me 2 kg kokainë dhe 1 pistoletë, arrestohet shqiptari në
Kokaina dhe pistoleta e sekuestruar

GREQI- Një 33-vjeçar shqiptar është arrestuar në flagrancë nga policia greke në Rodo, pak pasi kishte tërhequr në postë një kuti me drogë.

Operacioni është zhvilluar pas informacioneve të siguruara nga policia greke, e cila ka ndërhyrë sapo shqiptari ka dalë nga posta me një kuti në dorë. Brenda saj policia ka gjetur dhe sekuestruar pako që përmbanin në total 2 kg e 13.4 gram kokainë.

Gjatë kontrollit personal, të automjetit dhe të banesës, 33-vjecarit shqiptar i janë gjetur dhe sekuestruar edhe 1 pistoletë manovër me një fishek të përdorur, 1.6 gram marijuanë, peshore, shkop metalik dhe 2 celularë. Policia ka identifikuar edhe dërguesin e pakos me drogë, një 31-vjeçar grek, i cili është shpallur në kërkim.

greqi arrestohet shqiptari

Sondazh

Poll