Aktualitet

EMRI/ Akuzohet se ka marrë ryshfet dhe nuk mori masa për prishjen e një objekti të ndërtuar pa leje, arrestohet me urdhër të SPAK punonjësi i IMT-së

Policia thotë se ekzekutoi urdhrin e SPAK, nxjerrë më datë 29.05.2024, urdhër nga i cili Mehja akuzohet për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës.

31 Tetor 2024, 14:34 Nga M.B
EMRI/ Akuzohet se ka marrë ryshfet dhe nuk mori masa për prishjen e
Foto ilustruese

KAPSHTICA- Punonjës i IMT Elbasan, Andri Mehja është arrestuar teksa po hynte nga Kapshtica në Shqipëri. Mësohet se Mehja akuzohet se ka marrë ryshfet në lidhje me ndërtimin e një objekti pa leje për të cilin nuk ka marrë masa të mëtejshme për ta prishur.

Policia thotë se ekzekutoi urdhrin e SPAK, nxjerrë më datë 29.05.2024, urdhër nga i cili Mehja akuzohet për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare ekzekutoi urdhrin e SPAK, nxjerrë më datë 29.05.2024, për ndalimin e shtetasit A. M., 39 vjeç, banues në Elbasan, i akuzuar për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës. 39-vjeçari u ndalua nga shërbimet e Policisë në PKK Kapshticë, në hyrje të vendit.

Ai dyshohet se në muajin prill 2024, ka shpërdoruar detyrën si punonjës i IMT Elbasan, duke mos marrë masa për prishjen e një objekti të ndërtuar pa leje, për shkak se kishte marrë ryshfet.

andri mehja

Sondazh

Poll