Politike

Tensionet politike në vend/ Gonzato: Dhuna nuk është mënyra e duhur, të angazhohen në dialog

Gjatë fjalës së tij në konferencën për mediat, Gonzato ka theksuar se ka shumë mënyra për të shprehur mospajtimin në vend, por dhuna nuk është e duhura. 

31 Tetor 2024, 11:48 Nga I.A
Tensionet politike në vend/ Gonzato: Dhuna nuk është
Silvio Gonzato

TIRANË- Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian, Silvio Gonzato ka bërë thirrje për dialog gjithpërfshirës mes pozitës dhe opozitës në vend. Gjatë fjalës së tij në konferencën për mediat, Gonzato ka theksuar se ka shumë mënyra për të shprehur mospajtimin në vend, por dhuna nuk është e duhura. 

“Kur jam pyetur për situatën publike, duke pasur parasysh reformat që duhet të marrë Shqipëria, që janë për të ndryshuar mënyrë se si funksionon e gjithe shoqëria, opozita duhet të ulet në tryezë. Jam përpjekur të bëj thirrje dhe ta mbaj të përfshirë opozitën. Pak ditë më parë kam thënë që suksesi i Shqipërisë është pronësi e të gjithëve dhe të gjithë duhet të jenë autorë. Ka mënyra për të shprehur mospajtim. Nuk mendoj se dhuna është mënyrë, por ka mënyra të tjera për t’u angazhuar në dialog”, tha ambasadori i BE.

silvio gonzato

Sondazh

Poll