Politike

Rama: Do ta ngremë flamurin shqiptar në Bruksel brenda kësaj dekade

Gjatë konferencës për mediat, Rama theksoi se deri në fund të vitit 2027,ata do të bëjnë punën që kjo të ndodhë.  

31 Tetor 2024, 11:45 Nga I.A
Rama: Do ta ngremë flamurin shqiptar në Bruksel brenda kësaj
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria do të jetë gati që të ngrej flamurin shqiptar në Bruksel brenda kësaj dekade. Gjatë konferencës për mediat, Rama theksoi se deri në fund të vitit 2027,ata do të bëjnë punën që kjo të ndodhë.  

“Do jemi gati ta ngremë flamurin në Bruksel brenda kësaj dekade. Deri në fund të 2027, ne do bëjmë punën që kjo të ndodhë. Nga puna dhe nga faktet e punës që vlerëson KE të vendimmarrja për t’u ulur në tryezë ka edhe një nivel tjetër që është niveli polik. Vendimmarrjen politike ne se kemi në dorë, ne kemi në dorë të bëjmë punën tonë dhe ta bëjmë Shqipërinë një vend që funksionon si në BE”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll