Politike

VIDEO/ Mbetjet toksike pranë portit të Durrësit/ Deputeti Shehaj i dërgon në dorë shkresën ministrit Hoxha në seancë plenare: Si mund të sekuestroni diçka që ndodhet në mes të detit?

Gjithashtu Shehaj shtoi se situata është qesharake dhe akuzoi qeverinë për tallje me qytetarët dhe institucionet. 

31 Tetor 2024, 10:40 Nga M.B
VIDEO/ Mbetjet toksike pranë portit të Durrësit/ Deputeti Shehaj
Agron Shehaj

TIRANA- Deputeti opozitar Agron Shehaj kërkoi sot në Kuvend zbatimin e urdhrit të Prokurorisë së Durrësit për sekuestrimin e 102 kontejnerëve me mbetje toksike në Portin e Durrësit. Shehaj tha se ajo që ndodh jashtë portit të Durrësit është alarmante. Gjithashtu Shehaj shtoi se situata është qesharake dhe akuzoi qeverinë për tallje me qytetarët dhe institucionet. 

“Ajo që ndodh jashtë portit të Durrësit është alarmante. Prokuroria ka kërkuar sekuestrimin e këtyre kontejnerëve, pasi dyshohet se ndodhen 800 tonë mbetje toksike që dëmtojnë jetën e qytetarëve dhe i përkasin KURUM-it. Ministri i Brendshëm duhet të shpjegojë pse nuk e zbatojnë urdhrin e prokurorisë. Si mund të sekuestroni diçka që ndodhet në mes të detit? Zbatoni ligjin! Nuk po bëni transparencë, por së paku respektoni urdhrin e prokurorisë. Kjo është një përpjekje për të fshehur trafikun e mbetjeve toksike në Portin e Durrësit,” tha ai.

Shehaj më pas i dërgoi ministrit të Brenshëm në duar një shkresë.

 

kuvendi

Sondazh

Poll