Aktualitet

E paralajmëroi vrasjen e tij? Rreth tre javë më parë, Arlind Bushati bëri kallëzim në polici se ishte kërcënuar me armë

Në vitin 2022 një nga bizneset e familjes Bushati, po ashtu ka qenë shënjestër e një sulmi me tritol.

30 Tetor 2024, 22:34 Nga r.ll
E paralajmëroi vrasjen e tij? Rreth tre javë më parë, Arlind
arlind bushati

SHKODËR- Arlind Bushati, 32 vjeç nuk ia doli t'i mbijetonte plumbit të marrë në kokë nga atentati mafioz që iu mori jetë tre personave në Shkodër dhe la të plagosur rëndë një tjetër. 

32-vjeçari është djali i ish-kandidati i PD-së së Bashës për bashkinë e Shkodrës në zgjedhjet e 6 marsit të vitit 2022, Xhemal Bushatit. Mbrëmjen e 10 tetorit, Arlind Bushati u kërcënua me armë zjarri nga dy persona të paidentifikuar në zonën e pedonales së Shkodrës, rreth orës 22:30, kur vendi aty përreth ishte i populluar.

Një ditë më pas Bushati bëri kallëzim në polici për rastin, ndërsa autorët e kërcënimit ende nuk janë identifikuar. Në vitin 2022 një nga bizneset e familjes Bushati, po ashtu ka qenë shënjestër e një sulmi me tritol.

Si ndodhi atentati i pasdites së sotme? 

Hamza Lici po udhëtonte me makinë me Arlind Bushatin, kur automjeti i tyre u qëlluar me breshëri plumbash. Lici humbi kontrollin e makinës duke marrë para një motor në të cilin ndodhen një cifti i bashkëshortëve Flutura dhe Bashkim Basha. Nga përplasja Flutura ka humbur jetën, ndërkohë që Bashkimi ndodhet në gjendje të rëndë.

Dyshohet se atentatorët e kanë ndjekur me makinë Hamza Licin dhe Arlind Bushatin, të cilët udhëtonin me një Mercedes-Benz, me targa kroate. Po ashtu dyshimet janë se atentati është bërë nga grupi i Bajrajve, nga një konflikt i hapur prej vitesh mes këtyre të fundit dhe grupit kriminal që drejtohej dhe ishin pjesë Hamza dhe Ibrahim Lici.  Policia ka ngritur disa pika kontrolli për kapjen e autorëve, ndërsa në Shkodër kanë mbërritur FNSH dhe forcat e RENEA-s. Këta të fundit kanë ushtruar kontrolle të shumta në zonën e Bajrave në Dobraç. 

Një automjet tip "Range Rover" është gjendur i djegur, në zonën e Grudës së Re në Shkodër disa çaste pas atentatit.  Brenda makinës së shkrumbuar janë gjetur edhe 2 automatikë, të cilët dyshohet se janë përdorur nga autorët e masakrës në fshatin Dobraç. Armë zjarri janë gjetur edhe në makinën e viktimave, konkretisht 3 pistoleta, me njërën prej të cilave dyshohet se Bushati i është kundërpërgjigjur autorëve të atentatit që deri tani ka dyshime se ishin dy persona. Ndërkohë bëhet me dije se kanë nisur dhe shoqërimet në polici për ngjarjen, ndërsa identitetet e personave nuk dihen.

arlind bushati atentati ne shkoder

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Tetor 2024, 22:33 r.ll

Shqipëria krijon forcën e rezervistëve

foto ilustruese TIRANË- Qeveria shqiptare i ka hapur rrugën krijimit të forcës së rezervistëve, pasi ka miratuar projektligji...