Aktualitet

48.3% e qytetarëve: Shqipëria po shkon në drejtimin e gabuar

Ndërkohë ata që mendojnë se vendi po shkon në drejtimin e gabuar janë 48.3%. Pjesa tjetër e qytetarëve, 15.7% e tyre mendojnë se Shqipëria nuk po shkon as në drejtimin e duhur dhe as të gabuar.

30 Tetor 2024, 22:12 Nga E. D

48.3% e qytetarëve: Shqipëria po shkon në drejtimin e gabuar

TIRANË- Gjatë periudhës 22 Shtator- 02 Tetor 2024 Datacentrum dhe Barometri Euronews Albania ka pyetur ballë për ballë 1000 qytetarë në gjithë Shqipërinë lidhur me situatën ekonomike dhe politike në vend.

Të pyetur nga Barometri Euronews Albania nëse “Shqipëria po shkon në drejtimin e duhur apo të gabuar?” 35% e qytetarëve mendojnë se vendi po shkon në drejtimin e duhur. Ndërkohë ata që mendojnë se vendi po shkon në drejtimin e gabuar janë 48.3%. Pjesa tjetër e qytetarëve, 15.7% e tyre mendojnë se Shqipëria nuk po shkon as në drejtimin e duhur dhe as të gabuar.


Krahasuar me 10 muaj më parë  për qindja e qytetarëve që mendojnë se Shqipëria po shkon në drejtimin e duhur është ulur me 10.3 pikë, ndërkohë për qindja e atyre që thonë se Shqipëria po shkon në drejtimin e gabuar është rritur me 10.8 pikë./ Euronews Albania

48.3% e qytetarëve: Shqipëria po shkon në drejtimin e gabuar

Sondazh

Poll