Aktualitet

33.7% e qytetarëve vlerësojnë pozitivisht punën e qeverisë

Të pyetur nga Barometri Euronews Albania qytetarët kanë dhënë vlerësimin e tyre për punën e qeverisë. Ata që e vlerësojnë pozitivisht punën e qeverisë janë 33.7% e qytetarëve.

30 Tetor 2024, 22:14 Nga E. D

33.7% e qytetarëve vlerësojnë pozitivisht punën e

TIRANË- Gjatë periudhës 22 Shtator- 02 Tetor 2024 Datacentrum dhe Barometri Euronews Albania ka pyetur ballë për ballë 1000 qytetarë në gjithë Shqipërinë lidhur me situatën ekonomike dhe politike në vend.

Të pyetur nga Barometri Euronews Albania qytetarët kanë dhënë vlerësimin e tyre për punën e qeverisë. Ata që e vlerësojnë pozitivisht punën e qeverisë janë 33.7% e qytetarëve.

Ndërkohë 41.8% e tyre kanë vlerësim negativ për punën e qeverisë dhe 23.8% kanë vlerësim neutral. Ata që kanë votuar PS në vitin 2021, vlerësojnë më pozitivisht punën e qeverisë.

70.2% e atyre që kanë votuar PS në vitin 2021 kanë vlerësim pozitiv për punën e qeverisë, 9.6% e tyre vlerësim negativ dhe 19.9% vlerësim neutral./Euronews Albania

33.7% e qytetarëve vlerësojnë pozitivisht punën e

barometri

Sondazh

Poll