Aktualitet

VIDEO/ Dyshohet se është përdorur nga autorët e atentatit në Shkodër, dalin pamjet e "Range Rover"-it të shkrumbuar totalisht

Në makinën e djegur që dyshohet se iu përket autorëve të atentatit, u gjetën edhe dy armë zjarri automatik, që po ashtu ka dyshime se janë përdorur për vrasjen e Licit.

30 Tetor 2024, 21:49 Nga r.ll
VIDEO/ Dyshohet se është përdorur nga autorët e atentatit
makina e djegur

SHKODËR- Janë publikuar pamjet e para të autormjetit tip "Range Rover" të djegur në Golem të Shkodrës, pak minuta pas atentatit të rëndë ku u ekzekutua Hamza Lici dhe u plagos Arlind Bushati. 

Në makinën e djegur që dyshohet se iu përket autorëve të atentatit, u gjetën edhe dy armë zjarri automatik, që po ashtu ka dyshime se janë përdorur për vrasjen e Licit. Në pamjet e mëposhtme shihet që makina është e shkrumbuar totalisht. 

Viktimë nga atentati mbeti edhe një kalimtare e rastit, Flutura Basha, ndërsa bashkëshorti i saj, Bashkim Basha u plagos rëndë. Çifti i të moshuarve u përplasën nga makina e Hamza Licit, ndërsa po lëviznin me motomjetin e tyre. 

atentati ne shkoder

Sondazh

Poll