Aktualitet

Vlerësim më negativ për situatën ekonomike të vendit sesa të familjes

Të pyetur nga Barometri Euronews Albania lidhur situatën ekonomike të vendit 22.7% e qytetarëve e vlerësojnë atë pozitivisht, 51.3% e vlerësojnë atë negativisht dhe 25.6% as pozitivisht dhe as negativisht.

30 Tetor 2024, 22:08 Nga E. D

Vlerësim më negativ për situatën ekonomike të vendit

TIRANË- Gjatë periudhës 22 Shtator- 02 Tetor 2024 Datacentrum dhe Barometri Euronews Albania ka pyetur ballë për ballë 1000 qytetarë në gjithë Shqipërinë lidhur me situatën ekonomike dhe politike në vend.

Të pyetur nga Barometri Euronews Albania lidhur situatën ekonomike të vendit 22.7% e qytetarëve e vlerësojnë atë pozitivisht, 51.3% e vlerësojnë atë negativisht dhe 25.6% as pozitivisht dhe as negativisht. Krahasuar me 10-muaj më parë vlerësimi pozitiv për ekonominë e vendit është ulur me 5.1 pikë, ndërkohë që vlerësimi negativ për situatën ekonomike të vendit është rritur me 12.1 pikë.

Lidhur me situatën ekonomike të familjes, 34.8% e qytetarëve e vlerësojnë atë pozitivisht, 29.9% negativisht dhe 35.1% as pozitivsht as negativisht. Krahasuar me 10-muaj më parë vlerësimi pozitiv për ekonominë familjare është ulur me 6.4 pikë, ndërkohë që  vlerësimi negativ është rritur me 2.9 pikë./Euronews Albania

Vlerësim më negativ për situatën ekonomike të vendit

barometri

Sondazh

Poll