Aktualitet

Mori plumb në kokë pas atentatit në Shkodër, ndërron jetë në spital Arlind Bushati

Ai ndodhej në makinë me Hamza Licin, një nga viktimat e atentatit, kur persona të paidentifikuar kanë hapur zjarr ndaj automjetit të tyre. 

30 Tetor 2024, 22:02 Nga r.ll
Mori plumb në kokë pas atentatit në Shkodër, ndërron
arlind bushati

SHKODËR- Ka ndërruar jetë në spital 32-vjeçari, Arlind Bushati, i cili mori një plumb në kokë nga atentati i pasdites së sotme në Shkodër. I riu është djali i ish-kandidatit të PD-së për Bashkinë e Shkodrës, Xhemal Bushatit.

Ai ndodhej në makinë me Hamza Licin, një nga viktimat e atentatit, kur persona të paidentifikuar kanë hapur zjarr ndaj automjetit të tyre. 

32-vjeçari, rreth dy javë më parë kallëzoi në polici se në zonën e pedonales persona të paidentifikuar i kanë drejtuar më një send në dukje armë zjarri. Në 2022 një nga bizneset e familjes Bushati ka qenë shënjestër e sulmit me tritol.

arlind bushati

Sondazh

Poll