Aktualitet

Detaje nga ekzekutimi i Hamza Licit/ Arlind Bushati iu kundërpërgjigj me armë autorëve të atentatit, 4 persona shoqërohen në polici për ngjarjen

Dyshohet se Lici dhe Bushati janë mbajtur në vëzhgim nga autorët e krimit, ndërsa viktima dhe i plagosuri kishin hyrë në territorin shqiptar nga Mali i Zi.

30 Tetor 2024, 21:34 Nga r.ll
Detaje nga ekzekutimi i Hamza Licit/ Arlind Bushati iu kundërpërgjigj
makina e viktimave

TIRANË- Pasditen e sotme një atentat ka tronditur Shkodrën, ku u ekzekutua Hamza Lici dhe u plagos rëndë Arlind Bushatin. Dyshja ndodhenin në një makinë tip "Benz" me targa kroate, kur u qëlluan me breshëri kallashnikovi nga një tjetër makinë me autorët ende të paidentifikuar, ku dyshohet se ishin dy persona ata që kanë marrë pjesë në atentat.

Gazetarja Klodiana Lala tha në emisionin “Open” në News24 se referuar të dhënave nga Policia e Shtetit, Hamza Lici nuk ka mundur të qëllojë me armën që kishte me vete, por Arlind Bushati që mbeti i plagosur ka arritur të qëllojë.

Dyshohet se Lici dhe Bushati janë mbajtur në vëzhgim nga autorët e krimit, ndërsa viktima dhe i plagosuri kishin hyrë në territorin shqiptar nga Mali i Zi. Sipas burimeve nga policia për mediat deri tani janë shoqëruar 4 persona në komisariat lidhur me ngjarjen. Identitet e tyre ende nuk dihen.

Viktimë nga atentati mbeti edhe një kalimtare e rastit, Flutura Basha, ndërsa bashkëshorti i saj, Bashkim Basha u plagos rëndë. Çifti i të moshuarve u përplasën nga makina e Hamza Licit, ndërsa po lëviznin me motomjetin e tyre. 

atentat ne shkoder hamza lici arlind bushati

Sondazh

Poll