Politike

Berisha: Shqiptarët minimumin jetik prej 200 eurosh, çdo pension do të rritet me 20% brenda mandatit të parë, rrogat do të dyfishohen

Në një deklaratë për mediat, Berisha ka theksuar se paraja në xhepat e qytetarit është gjithmonë më e vlefshme sepse vetëm po kthyen paratë ne xhepat e qytetarit, shpopullimi frenon.

30 Tetor 2024, 14:45 Nga I.A
Berisha: Shqiptarët minimumin jetik prej 200 eurosh, çdo pension do
Sali Berisha

TIRANË-  Kreu i Partisw Demokratike, Sali Berisha është shprehur se me rikthimin e PD në pushtet rrogat minimalisht do të dyfishohen. Në një deklaratë për mediat, Berisha ka theksuar se paraja në xhepat e qytetarit është gjithmonë më e vlefshme sepse vetëm po kthyen paratë ne xhepat e qytetarit, shpopullimi frenon.

"Shqiptarët do kenë së pari, minimumin jetik prej 200 eurosh, siç e ka parashikuar avokati i popullit. Mbi këtë minimum, çdo pension do të rritet me 20% brenda mandatit të parë. Ndërsa rrogat minimalisht do të dyfishohen. Sepse paraja në xhepat e qytetarit është gjithmonë më e vlefshme. Sepse vetëm po kthyem paratë ne xhepat e qytetarit, shpopullimi frenon. Vetëm duke kthyer paratë në xhepat e qytetarit, Shqipëria shpëton. Dhe për gjithë skeptikët dhe kritikët, që me të drejtë pyesin "nga do dalin këto para"?

Ne kemi përgjigjen më të thjeshtë. Nga kontot e Edi Ramës dhe hajdutëve të tij! Bëni një kërkim të vogël dhe shikoni sa para vidhen në vit. Janë këto para që vidhen, këto grabitje që frenohen, me të cilat ne do vendosim minimumin jetik. Rritjen e pagave. Rritjen e pensioneve. Prandaj opozita do të vazhdoj mosbindjen e saj civile. Sa vjen më fuqishëm. Sa vjen më e vendosur. Sa vjen më e përshkallëzuar. Sepse fati i Shqipërisë varet vetëm nga ne. Sepse kauza jonë është e drejtës. Sepse misioni ynë është historik! Rrofshi ju. Rroftë Partia Demokratike," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll