Art&Argëtim

23 Dhjetor 2019, 12:38 Nga DOSJA

TIRANË– Moderatorja e njohur Arbana Osmani sëbashku me partnerin e saj Eduart  Grishaj kanë treguar se kanë ndjekur nga shtëpia Festivalin e ’58 të të RTSH.

Duket se që të dy sëbashku kanë mbështetur Arilenën,  e cila me këngën  “Shaj” do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.

Teksa ka qenë e ulur në divanin para televizorit Arbana shihet duke kënduar dhe kërcyer me këngët e Festivalit, në videon që partneri i saj  Eduarti e ka ndarë me fansat.

Ndërsa krahas videos Eduarti ka shkruar: Kot nuk shkoi të këndoj dhe kjo pak me Alketën.

E ndërkohë që Arbana e ka ripostuar në llogarinë e saj të Instagramit ka shkruar për komentin  dhe videon që i bëri Eduarti: Hahahahaha, xheloz.

Festivali i 58 i Këngës në RTSH u fitua nga Arilena Ara me baladën “Shaj”, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion. Në këtë festival Arilena e mori kupën nga Jonida Maliqi, e cila ishte fituese e të njëjtit çmim, një vit më parë. Në vendin e dytë u rendit Elvana Gjata, me një këngë ritmike që titullohej “Me tana”.

A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz arbana osmani arilena ara shpallet fituese eduart grishaj arbana osmani arilena ara shpallet fituese eduart grishaj

Sondazh

Poll