Art&Argëtim

Stresi i zhgënjyer që nuk fitoi Elvana Gjata, kapet me jurinë: O Zot, do të na përfaqësojë një i huaj

23 Dhjetor 2019, 11:45 Nga DOSJA
Stresi i zhgënjyer që nuk fitoi Elvana Gjata, kapet me jurinë: O

Tiranë- Reperi Stresi ka reaguar ndaj “Festivalit të 58 të Këngës në RTSH”. Nëpërmjet një postimi në Instagram, ai shprehet se ironi se në Euroviizon do të na përfaqësojë Darko Dimitrov, një i huaj.

‘Fitoi Darko Dimitrov dhe një i huaj na përfaqëson neve në Eurovizion’, OMG’, shkruan Stresi, në një foto, teksa Alketa dhe anëtari suedez i jurisë shpallën emrin e fitueses. Darko Dimitrov ishte një nga realizuesit e këngës  me titull “Shaj”, të Arilena Arës.

Kujtojmë se Stresi ishte një nga mbështetësit e Elvana Gjatës dhe këtë e ka bërë të ditur përmes një statusi të publikuar dje në profilin e tij në Instagram. Mesa duket nga vendimi i jurisë ai është zhgënjyer.

‘Roani mendoni se shum te rinj te Shqiperise do i kendojn sonte kenget permendesh te nates finale do thoja kengen e @elvanagjataaaa po sepse e merito ka sjell nje super super super hit ne kete festival por shumicen e kengeve sdo i mbaj mend njeri jo… ohhh No’, shkruajti ai në rrjetet sociale.

Festivali i 58 i Këngës në RTSH u fitua nga Arilena Ara me baladën “Shaj”, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.  Në këtë festival  Arilena e mori kupën nga Jonida Maliqi, e cila ishte fituese e të njëjtit çmim, një vit më parë. Në vendin e dytë u rendit Elvana Gjata, me një këngë ritmike që titullohej “Me tana”.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz arilena ara shpallet fituese elvana gjata stresi arilena ara shpallet fituese elvana gjata stresi

Sondazh

Poll