Art&Argëtim

Elvana Gjata “tërbohet”, pasi nuk u shpall fituese e Festivalit në RTSH: Bojkoton post-festivalin (reagon e motra)

23 Dhjetor 2019, 09:57 Nga DOSJA
Elvana Gjata “tërbohet”, pasi nuk u shpall fituese e Festivalit

TIRANË- Elvana Gjata konkuroi në “Festivalin e Këngës” me këngën me “Me tana”. Para disa ditësh ajo ishte pretendente për çmimin e madh, dhe që do të përfaqësonte Shqipërinë në Eurosong. Por, rezultatet mbrëmjen e djeshme treguan të kundërtën, Arilena Ara fitoi çmimin e parë, ndërsa Elvana u rendit e dyta. Kënga e Elvanës edhe pse nuk fitoi festivalin, “Me tana” është një ndër këngët më të pëlqyera dhe nga më të dëgjuarat.

Pasi fituese u shpall Arilena motra e Elvanës, Migena,  e cila e ka mbështetur gjithmonë  Elvanën ka reaguar, duke thënë se edhe pse nuk fitoi  çmimin e madh ajo ka fituar zemrat e publikut prej 15 vjetësh. Ndërkohë që Elvana u mbyll edhe në dhomën e artistëve duke mos pranuar që të dalë e të urojë kolegen Arilena Ara.

“Ti fitove publikun, ti fitove zemrat e njerëzve, siç ke bërë gjithmonë, të paktën për këto 15 vitet e fundit”, shkruan Migena e cila është gjithashtu një artiste e njohur e muzikës klasike dhe operas.

Dje u finalizua Festivali i 58 i Këngës në RTSH, që fitua nga Arilena Ara me baladën “Shaj”, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion. Në këtë festival Arilena e mori kupën nga Jonida Maliqi, e cila ishte fituese e të njëjtit çmim, një vit më parë. Në vendin e dytë u rendit Elvana Gjata, me një këngë ritmike që titullohej “Me tana”.

(M.P;F.G/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz elvana gjata festivali kenges migena gjata elvana gjata festivali kenges migena gjata

Sondazh

Poll