Aktualitet

Goditi me kos dhe vezë Fredi Belerin jashtë Kryesisë së Kuvendit, procedohet penalisht 61-vjeçari (EMRI)

Policia bën me dije se ka proceduar penalisht autorin, Dilaver Nila, 61-vjeç. Ai akuzohet për kryerjen e veprave penale "Kanosja" dhe "Prishja e qetësisë publike".

30 Tetor 2024, 15:40 Nga r.ll
Goditi me kos dhe vezë Fredi Belerin jashtë Kryesisë së
pamje nga incidenti

TIRANË- Policia ka reaguar zyrtarisht lidhur me incidentin e shënuar dje jashtë Kryesisë së Kuvendit, ku eurodeputeti Fredi Beleri u godit me vezë dhe kos nga një qytetar.

Policia bën me dije se ka proceduar penalisht autorin, Dilaver Nila, 61-vjeç. Ai akuzohet për kryerjen e veprave penale "Kanosja" dhe "Prishja e qetësisë publike".

NJOFTIMI I POLICISË: 

Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. N., 61 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Kanosja" dhe "Prishja e qetësisë publike", parashikuar nga nenet 84 dhe 274 të Kodit Penal.

Ky shtetas, ditën e djeshme, përpara Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë, dyshohet se ka goditur me produkte ushqimore shtetasin F. B., me detyrë eurodeputet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Fredi Beleri ndodhej në Tiranë me delegacionin e Parlamentit Evropian, pasi ka marrë pjesë në punimet dyditore të takimit të 18-të të komisionit ndërparlamentar të stabilizim asociimit.

dilaver nila fredi beleri

Sondazh

Poll