Aktualitet

EMRAT/ Gara për drejtuesit e policisë në qarqe, u mbyllën dje aplikimet, në garë 43 zyrtarë

Mësohet se kanë qenë gjithsej 43 aplikime për 12 postet e drejtorëve të qarqeve të policisë. Aplikantët nuk kanë përcaktuar qarkun ku kandidojnë.

30 Tetor 2024, 12:05 Nga ZH.LL
EMRAT/ Gara për drejtuesit e policisë në qarqe, u mbyllën
Foto ilustruese

TIRANË- Afati për aplikimet në lidhje me postet e drejtuesve të policisë në qarqe është mbyllur ditën e djeshme në orën 16:30.

Mësohet se kanë qenë gjithsej 43 aplikime për 12 postet e drejtorëve të qarqeve të policisë. Aplikantët nuk kanë përcaktuar qarkun ku kandidojnë. Pasi te verifikohen kushtet, policia publikon emrat që plotësojnë kriteret, ndërsa në fund të vlerësimit komisioni shpall 12 të parët.

Më pas është firma e Drejtorit të Përgjithshëm Ilir Proda, ajo që do të caktojë qarqet ku do të emërohet secili.
Shumica e aplikantëve mbajnë postet nëndrejtorëve në Drejtoritë e qarqeve. Sa i përket drejtuesve aktualë, deri më tani konfirmohet se kanë aplikuar:

Ardian Çipa, aktualisht drejtues i policisë së Gjirokastrës.
Alfred Elezaj, aktualisht drejtues i policisë së Lezhës.
Tonin Vocaj, aktualisht drejtues i policisë Tiranë.
Gjovalin Loka, aktualisht drejtues i Policisë Korçë.
Skënder Hitaj, aktualisht drejtues i policisë Durrës.
Ermal Muça, aktualisht drejtues i Policisë Vlorë
Lorenc Panganika, aktualisht drejtues i Policisë së Fierit.

Ende nuk dihet se për çfarë drejtorie kanë aplikuar, atë aktualen që drejtojnë apo për në qarqe të tjera. 

Njoftmi:

Policia e Shtetit

Mbështetur në pikën 1, pikën 2, shkronja "c" dhe I" të nenit 55, pikën 3 dhe 4 të nenit 61, të ligjit Nr. 82/2024 "Për Policinë e Shtetit", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 641, datë 16.10.2024 "Për miratimin e rregullores për përzgjedhjen e kandidatit për zevendësdrejtor të përgjithshëm, drejtor të departamentit, drejtor të drejtorisë vendore dhe shef të komisariatit, në Policinë e Shtetit", si dhe në pikën 10 të urdhrit nr.1400, datë 21.10.2024, të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, "Për shpalljen e thirrjes për konkurrim për pozicionin drejtor vendor i policisë, në Policinë e Shtetit”, njoftojmë se:

Komisioni i Vlerësimit të Aplikimeve për përzgjedhjen e kandidatëve për drejtor të drejtorisë vendore, në Policinë e Shtetit, i përbërë nga 3 drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, bën publike listën emërore, sipas rendit alfabetik, të punonjësve të Policisë që kanë shprehur interesin për të konkurruar për pozicionin "Drejtor i Drejtorisë Vendore”, në Policinë e Shtetit.

EMRAT/ Gara për drejtuesit e policisë në qarqe, u mbyllën

policia e shtetit drejtuesit e qarqeve mbyllen aplikimet

Sondazh

Poll