Aktualitet

Përplasi për vdekje 58-vjeçarin në Durrës, arrestohet shoferi i kamionit

Blutë njoftojnë se aksidenti ka ndodhur reth orës 07:00, në aksin rrugor “Kavajë-Durrës”, viktima është përplasur nga kamioni ndërsa kishte ndaluar në rrugë pasi automjeti i tij ishte përplasur me një automjet tjetër.

30 Tetor 2024, 12:22 Nga ZH.LL
Përplasi për vdekje 58-vjeçarin në Durrës, arrestohet
Foto ilustruese

DURRËS- Një 52-vjeçar, i identifikuar me inicialet, M.V., është arrestuar në flagrancë pasi me kamionin e tij përplasi për vdekje një 58-vjeçar, banues në Berat.

Blutë njoftojnë se aksidenti ka ndodhur reth orës 07:00, në aksin rrugor “Kavajë-Durrës”, viktima është përplasur nga kamioni ndërsa kishte ndaluar në rrugë pasi automjeti i tij ishte përplasur me një automjet tjetër. Si pasojë e dëmtimeve, personi me inicialet A. Ç. ka humbur jetën në spital.

"Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin M. V., 52 vjeç, banues në Vlorë, pasi dje, rreth orës 07:00, në aksin rrugor “Kavajë-Durrës”, me kamionin që drejtonte, ka përplasur shtetasin A. Ç., 58 vjeç, banues në Berat, i cili kishte ndaluar në rrugë pasi automjeti i tij ishte përplasur me një automjet tjetër. Si pasojë e dëmtimeve, shtetasi A. Ç. ka humbur jetën në spital. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.", njoftoi policia.

durres aksi kavaje-durres aksident per vdekje

Sondazh

Poll