Aktualitet

Sherr me thika në një gjimnaz në Fushë Krujë, 17-vjeçari transportohet me urgjencë drejt Traumës

Nga informacionet e para mësohet se Klisman D., 17 vjeç u godit me thikë nga një bashkëmoshatar i tij.

30 Tetor 2024, 11:55 Nga ZH.LL
Sherr me thika në një gjimnaz në Fushë Krujë,
Foto ilustruese

FUSHË KRUJË- Një plagosje me thikë ka ndodhur sot në oborrin e gjimnazit “Shote Galica" Fushë Krujë. Nga informacionet e para mësohet se Klisman D., 17 vjeç u godit me thikë nga një bashkëmoshatar i tij.

Nuk dihen ende rrethanat dhe shkaqet, ndërkohë i plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë pasi ka plagë të thella dhe ka patur hemoragji të madhe.

"Më datë 30.10.2024, rreth orës 10:45, në gjimnazin "Shote Galica" në Fushë Krujë, një 17-vjeçar është konfliktuar me shtetasin K. D., 18 vjeç (të dy nxënës shkolle).  Gjatë konfliktit, 17-vjeçari dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin K. D., i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.  Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", njoftoi sot policia. 

 

Sondazh

Poll