Politike

Takimi i 18-të i Asociim-Stabilizimit për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, Bardhi: Nuk jemi këtu për të folur për protestën, por nuk do të na diktohet se çfarë të themi

Bardhi gjatë fjalës së tij, tha se në atë mbledhje nuk kishin marrë pjesë për të folur për opozitën, ndërsa shtoi se deputetëve të opozitës po iu diktohet se çfarë të thonë në këtë takim.

29 Tetor 2024, 19:17 Nga E. D
Takimi i 18-të i Asociim-Stabilizimit për anëtarësimin e
Gazment Bardhi

BRUKSEL- Kreu i Grupit Parlamanetar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka marrë pjesë në takimin e 18-të të Asociim Stabilizimit për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Bardhi gjatë fjalës së tij, tha se në atë mbledhje nuk kishin marrë pjesë për të folur për opozitën, ndërsa shtoi se deputetëve të opozitës po iu diktohet se çfarë të thonë në këtë takim.

"Ne kemi disa tema të përcaktuara në axhendë dhe nuk më rezulton se asnjë nga kolegët e mi të ketë dalë jashtë teme. Padyshim që do themi të vërteta. Është absolutisht shqetësues për mua që deputetët e opozitës të provokohen, nëse donim të flisnim me protestuesit do flisnim me protestuesit në shesh, ndryshe nuk do të kishim ardhur këtu.

Ne do themi ato të vërteta që ne duam të themi, por të na diktohet se çfarë do themi se si do flasim, se si do ti dokumentojmë. Sepse këtu ka miq të ministrit dhe deputetit që ka këtë dosje. Unë do ta them të vërtetën time sepse për këtë kemi ardhur këtu.

Nëse doni panoramë ndryshe mos e bëni pjesë opozitën në këtë format, nëse doni një ngjyrësh atëherë e keni parlamentin. Ne kemin shfaqur respekt gjatë gjithë ditës për kolegët  tanë të parlamentit europian. Detyra na dikton të jemi në këtë format. Por tu diktohet deputetëve të opozitës së çfarë do thonë në këtë tryezë s’ia lejojmë Edi Ramës e askujt," tha Bardhi.

gazment bardhi

Sondazh

Poll