Politike

FOTO/ I vihet flaka gomave dhe një koshi mbeturinash te sheshi "Shqiponja", Noka: Ne nuk tërhiqemi! Surreli do jetë destinacioni tjetër

Po ashtu në këtë zonë ka pasur edhe përplasje të policisë me përfaqësuesit e PD-së dhe protestuesit.

29 Tetor 2024, 19:24 Nga r.ll
FOTO/ I vihet flaka gomave dhe një koshi mbeturinash te sheshi
protesta ne kryeqytet

TIRANË- Paraqitet e tensionuar situata në sheshin "Shqiponja" në kryeqytet, ku protestuesit i kanë vënë flakën disa gomave dhe një koshi mbeturinash. 

Po ashtu në këtë zonë ka pasur edhe përplasje të policisë me përfaqësuesit e PD-së dhe protestuesit. Noka ka bërë sërish thirrje që policia të tërhiqet, ndërsa tha se Surreli do të jetë destinacioni i radhës. Demokrati paraljmëroi se nuk do të ketë tërheqje. 

"Akti i revoltës së mosbindjes civile është i gjithi paqësor. Ja ku e keni fytyra e policisë sot nuk është fytyra e policisë së shtetit, por është narkopolicia e pushtetit. Të gjithë këta të veshur me uniformë përfaqësojnë interesat e bandave, sepse drejtuesi i tyre që i ka urdhëruar është emërtesë i krijimit të organizuar.

Është rast unik në botë që krimi i organizuar emërton drejtuesin e policisë. Sikundër nipi i Spiro Kolekës dhe nipi i Enver Hoxhës kërkojnë të provokojnë qytetarët. Po ua them këtu me shumë seriozitet, Surreli do jetë destinacioni dhe nuk do ketë narkopolici që do e mbrojë Surrelin nga revolta qytetare. Ne nuk tërhiqemi! Nuk ka tërheqje, ka vetëm një gjë, strukje të drejtuesve të policisë.", tha Noka. 

flamur noka protesta e opozitës 29 tetor 2024

Sondazh

Poll