Politike

VIDEO/ Protesta e opozitës në kryeqytet, momenti kur Flamur Noka lëviz makinën dhe protestuesit i hapin rrugën qarkullimit të ambulancës

Deputeti i PD, Flamur Noka ishte ndër të parët që vendosi makinën e tij në mes të rrugës për të bllokuar qarkullimin.

29 Tetor 2024, 18:39 Nga DOSJA
VIDEO/ Protesta e opozitës në kryeqytet, momenti kur Flamur Noka
ambulanca

TIRANË- Vijon prej rreth dy orësh protesta e opozitës në sheshin "Shqiponja", ku është bllokuar edhe qarkullimi i automjeteve në autostradën Tiranë- Durrës dhe anasjelltas. 

Deputeti i PD, Flamur Noka ishte ndër të parët që vendosi makinën e tij në mes të rrugës për të bllokuar qarkullimin. Por në ketë zonë kanë qenë të shpeshta edhe lëvizjet e ambulancave ku siç shihet në videon e mëposhtme qarkullimit të tyre i është hapur rrugë nga protestuesit.

Në video shihet edhe momenti kur deputeti Noka lëviz makinën në momentin që vjen ambulanca dhe më pas e rivendos në vendin ku ishte. 

Raportohet gjithashtu se policia ka mundësuar devijimin e qarkullimit rrugor në rrugët dytësore të zonës. Ndërkohë nga policia nuk ka pasur asnjë reagim për shpërndarjen e protestuesve. 

flamur noka protesta e opozitës 29 tetor 2024

Sondazh

Poll