Politike

Policia kërkon të shpërndajë protestuesit, Noka: Mos na provokoni, nëse narko-policia nuk tërhiqet do të nisemi drejt Surrelit

Noka tha se policia po provokon protestuesit, ndërsa tha se nëse nuk tëhiqen, destinacioni i radhës i protestuesve do të jetë Surreli. 

29 Tetor 2024, 18:54 Nga r.ll
Policia kërkon të shpërndajë protestuesit, Noka: Mos na
flamur noka ne proteste

TIRANË- Pas dy orësh proteste paqësore, kanë nisur tensionet e para mes përfaqësueve të opozitës dhe protestuesve me efektivët e policisë.

Noka tha se policia po provokon protestuesit, ndërsa tha se nëse nuk tëhiqen, destinacioni i radhës i protestuesve do të jetë Surreli. 

"Siç e shikoni, një protestë paqësore po provokohet nga narkopolicia. I bën thirrje nipit të Enver Hoxhës, sulltan Surrelit, i bën thirrje kreut të organizatës kriminale që të tërheq narkopolicinë nga provokimi i qytetarëve, në të kundërt sot destinacioni i qytetarëve do të jetë Surreli. Çdo provokim i protestuesve paqësor, do të ketë një përgjigje dhe përgjigja është; të gjithë drejt Surrelit, asnjë rrugë tjetër nuk ka. Po nuk larguan në mënyrë urgjente këta narkopolicë, banditë të veshur me uniformë policie, Surrelit do të jetë destinacioni i protestuesve.", iu drejtua Noka efektivëve.

Këta të fundit kanë nisur të shtojnë rreshtimet, duke u pozicionuar, ndoshta për një ndërhyrje të shpejtë, që do të largonin protestuesit nga rruga. Nga ana tjetër, demokratët janë shprehur vazhdimisht se në orën 20:00 do të mbyllet edhe protesta, ndërsa deri atëherë kërkojnë tërheqejen e policisë. 

 

flamur noka protesta e opozites 29 tetor 2024

Sondazh

Poll