Politike

"Këtë Vit të Ri do të buzëqeshni më shumë!" Rama në Fier: Rritja e pensioneve, prioritet i çdo dite të punës sime

Rama u ka premtuar pensionistëve se këtë fundvitit "do të buzëqeshin më shumë se çdo Vit të Ri më parë"

29 Tetor 2024, 14:07 Nga M.B
"Këtë Vit të Ri do të buzëqeshni më
Edi Rama

FIER- Kryeministri Edi Rama ka folur sot në Fier lidhur me bonusin për pensionistët. Rama u ka premtuar pensionistëve se këtë fundvitit "do të buzëqeshin më shumë se çdo Vit të Ri më parë". Ai shtoi se rritja e pensioneve të tyre është prioritet i tij.

"Këtë vit të ri ju do të buzëqeshni më shumë se çdo vit të ri më parë. Buzëqeshja nuk ka fund, nuk diskutohet. Por të buzëqeshësh më shumë sot se dje është përparim i rëndësishëm. Mos e vini në dyshim që rritja e pensioneve tuaja është prioritet i çdo dite të punës sime", tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll