Politike

Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Durrësit, gazetari: I rritën rrogën kryetares së Bashkisë

Ndërkohë që më tej sqaron se vendimi për t'i rritur rrogën Sakos është marrë pa votat e këshiltarëve të Opozitës. 

28 Tetor 2024, 13:59 Nga I.A
Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Durrësit, gazetari: I
Emirjana Sako

DURRËS- Këshilli Bashkiak i Durrësit ka miratuar ditën e sotme rritjen e rrogës për kryetaren e Bashkisë Emirjana Sako. Lajmi është bërë i ditur nga gazetari Gjergji Thanasi, i cili me ironi e ka konsideruar këtë si një lajm të mirë për qytetarët. Ndërkohë që më tej sqaron se vendimi për t'i rritur rrogën Sakos është marrë pa votat e këshiltarëve të Opozitës. 

Në fakt Këshilli Bashkiak është në konflikt interesi për tu shprehur për rritjen e pagës së kryetarit pasi paga e këshilltarit llogaritet sa 1/10 e pagës së kryetarit. Thënë ndryshe, duke rritur pagën e kryetares, këshilltarët rrisin kështu dhe pagën e tyre. 

Postimi i Plotë:

Nje lajm i mire per gjithe banoret e Durresit. Keshilli Bashkiak i Bashkise Durres ne mbledhjen e sotme morri vendim per rritjen e rroges se Kryetares se Bashkise zj. Sako. Vendimi u morr pa votat e keshilltareve PD-iste!!!!

gjergji thanasi emirjana sako

Sondazh

Poll